Fushë-Arrëz, protesta në fabrikën e bakrit, përleshje me policinë
FUSHE-ARREZ - Banorët e Fushë-Arrëzit sot kanë protestuar dhunshëm nga firmës turke të nxjerrjes së bakrit BerAlb, ndërsa kanë thyer xhamat e saj dhe kanë nxjerrë punonjësit jashtë. Policia ka ndërhyrë për të ndalur incidentet e mëtejshme por protestuesit, banorë të zonës, nuk janë ndalur, duke bërë që situata të degjenerojë në përleshje të policisë me protestuesit.
Si pasojë e përleshjeve, një polic roje i godinës është dhunuar nga banorët, ndërsa për të larguar turmën e protestuesve ka pasur edhe të shtëna në ajër.
Banorët e argumentojnë ngritjen e tyre në protestë me faktin se firma turke nuk ka përmbushur kriteret e kontratës, duke punësuar persona të huaj. Ata kërkojnë punësimin pasi janë edhe pronarë të tokave ku firma ndërhyn.
Sipas kontratës, banorët e zonës duhej të blinin vetë automjetet e transportimit të bakrit, dhe më tej të punësoheshin. Banorët deklarojnë se pavarësisht këtyre shpenzimeve dhe blerjes së kamionëve për transportin, ata nuk janë punësuar nga kjo firmë.
Në këto kushte, Policia e Pukës ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA dhe FNSH-së, ndërsa FNSH-të e Shkodrës kanë mbërritur në Fushë-Arrëz për të shpërndarë protestuesit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)