Deputeti demokrat hedh poshte debatin per lotarine kombetare
Opozita ka ngritur një debat mbi lotarinë kombëtare për shkak të boshllëkut që u krijua pas dështimit të saj në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Një konstatim i tillë erdhi nga deputetit i PD-së, Sherefedin Shehu, i cili gjatë një bisede në studion e “ABC News”, bëri një analizë të detajuar jo vetëm të këtij debati, por dhe të zhvillimeve ekonomike në vend dhe në Eurozonë.
“Debati i ngritur nga opozita për lotarinë kombëtare është më shumë për arsye të boshllëkut të krijuar pas dështimit të saj në procesin për zgjedhjen e Presidentit. Po ta shikosh në të vertetë procesi është në vazhdim dhe nuk ka pse paragjykohet. Gjithashtu dhe po të ndalemi te kriteret, ku ngihen pretendimet se nuk janë respektuar, realiteti tregon se asnjë prej kritereve të përdorura nuk janë përjashtuese. Lotaria ka kritere kualifikuese dhe sipas standardeve më të mira”, vuri në dukje, Shehu, gjatë fjalës së tij.
Sipas tij, ppozita ka për qëllim të politizojë çështjen.
Po kështu, eksperti i financave u ndal dhe tek një tjetër monment i procesit në fjalë, ku opozita ka lëshuar akuza dhe lidhur me çmimin. “Opozita ka ngritur një debat për çmimin, që mund të shitej 100 milion euro, kjo është një fluksë që hidhet prej tyre, për të bërë më shumë përshtypje, për të bërë zhurmë, pasi llogaritja e çmimit është e thjeshtë. Ndaj debati i hapur nga opozita për çështjen e lotarisë është i bazuar vetëm në gënjeshtra”, vlerësoi Shehu, lidhur me një çështje të tillë.
Ndërkohë duke u ndalur në samitin e Brukselit ku janë mbledhur liderët europianë, deputeti Shehu nënvizoi fakti9n se “Franca dhe Gjermani kanë një rol kyç, pasi janë kontribues kryesorë në buxhetin e BE”. Sipas tij, situata është e vështirë sa u përket financave, ndaj krijimi i një banke të përbashkët në Eurozonë është parësore.
Por nga ana tjetër, në gjykimin e ekspertit të financave, nuk mund të ketë union monetar pa një union fiskal.
Në intervistën e tij, deputeti i PD-së, duke u ndalur në ligjet e miratuara së fundmi nga Kuvendi, sa i takon atij për tatimin mbi të ardhurat dhe heqjen e pagave të referencës, vlerësoi faktin se këto nisma krijojnë lehtësi për bizneset.
“Biznesi përfiton një lehtësi, pasi pagesa në çdo tre muaj i tatimit i jep mundësinë në krijimin e një kostoje monetare ku biznesi mund të ketë maturuar të ardhurat e tij. Njëkohësisht, rritja e pagave dhe pensioneve është një vendim në favor të qytetarëve, por sidomos favorizon personat me paga të ulta. Kjo rritje e cila shkon në nivelin e 2-3% më i lartë se inflacioni i pritshëm, e bën këtë hap më real”, u shpreh, Shehu, gjatë fjalës së tij.