Proteston AK: Emërimi i Vangjel Tavos provokim për kauzën çame
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi protestoi sot përpara godinës së Parlamentit Shqiptarë në formë kundërshtimi për emërimet e reja në qeverinë Berisha. Aleanca ka nën vizuar sidomos emrin e Vangjel Tavos, që sipas saj është përfaqësues i interesave greke.
Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë sot provokimin e rradhës që kryeministri Berisha i bën qyetarëve shqiptar. Në javën e camërisë, ai propozon ministrin e Greqisë. Berisha me Vangjel Tavon e con në 20% përfaqësimin grek në qeveri. Emërimi i grekut Tavo si ministër është një tradhëti dhe provokim për kauzën çame pikërisht në javën dhe në përvjetorin e masakrave greke ndaj camëve.
Aleanca i ka bërë thirrje partive të mos i votojnë këto ndryshime dhe të braktisin koalicionin me partine demokratike.
/IDEA/