E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha ne Bruksel ne samitin e PPE-se

Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e Samitit të Partive Popullore Evropiane,  i cili mblodhi në Bruksel Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partive Popullore Europiane.
Në samitin, që u drejtua nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, morën pjesë edhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Gjithashtu të pranishëm ishin Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.
Në samitin, i cili i paraprin mbledhjes së rradhës së Këshillit Europian u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale ekonomike në Eurozonë si dhe për rrugët, mënyrat dhe format më efikase për të përballuar krizën e Euros, rikthyer rritjen ekonomike në hapësirën në Eurozonë dhe masat e nevojshme për disiplinën fiskale. 
Gjatë punimeve të samitit, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për tu takuar me liderët europianë të qendrës së djathtë pjesëmarrës ne samit, të cilët i njohu me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik, dhe progresin e reformave ne kuadër të integrimit europian. Gjatë këtyre takimeve, Kryeministri theksoi se përparësi madhore e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i projektit të integrimit të vendit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›