E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak,nga shpërthimi vdesin 22 persona

Të paktën 22 persona kanë vdekur nga shpërthimi i një makinë bombë në një distrikt shiit të Bagdadit. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të autoriteteve irakiane të sigurisë. Sipas raportimeve, gra dhe fëmijë janë në mesin e të vrarëve nga shpërthimi pranë një stacioni autobuzi në distriktin e Kadimias, ndërkohë që afërsisht 54 persona të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sulmi vrastar ka ndodhur rreth orës 12:00, sipas kohës lokale. Zona e shenjëstruar, ku ndodhi sulmi është në afërsi të xhamisë më të madhe Shiite në vend, ku besimtarët grumbullohen cdo të shtunë. Muajt e fundit, ka pasur një zvogëlim të dhunës në Irak, por sulmet me bomba kanë vazhduar rregullisht në Bagdad dhe qytetet e tjera. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, 18 persona u vranë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm i dyfishtë me bomba në distriktin e Munstansariahit në Bagdad, afër një rajoni policie dhe një spitali. Mes viktimave kishte edhe policë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›