Tragjedia ne Fratar 4 oret e operacionit te shpetimit
Artan CENA - Aksidenti tragjik me pasoje vdekjen e nente personave ka ndodhur si pasoje e nje gabimi njerezor. Autobusi i linjes Tirane-Athine qe doli nga rruga mbremjen e dy diteve me pare nuk ka pasur defekt. Te gjitha pergjegjesite kane rene mbi shoferin e mjetit grekut Tomas Tsogas i cili eshte vene ne pranga mesditen e djeshme pas leshimit te urdhrit nga prokuroria. Eshte faji i tij per aksidentin e rende ne Fratar te Fierit ku 50 persona ishin duke udhetuar ne drejtim te shtetit helen. Autobusi eshte nisur nga Tirana dhe shumica e pasagjereve kane hipur ne qytetin e Lushnjes. Shumica e viktimave jane nga ky rreth por ka dhe nga Tirana Laci Berati Fieri etj.
NGJARJA
Autobusi i linjes Tirane-Athine prone e nje agjencie greke udhetimi KTEL ka dale nga rruga ne komunen Fratar ne aksin rrugor Fier-Tepelene duke perfunduar te pakten 100 metra ne nje rrepire duke u rrokullisur disa here. Ngjarja ndodhi pak pas ores 2000 te dy diteve me pare kur ne menyre krejt te papritur autobusi ka dale nga rruga duke u permbysur duke shkaktuar ne kete menyre nje tragjedi te rende. Ne oren 2400 kur ne vendin e ngjarjes kishte perfunduar edhe operacioni i shpetimit policia beri te ditur bilancin zyrtar te kesaj tragjedie. Nente persona te vdekur dhe 41 te plagosur. Mes te plagosurve eshte dhe shoferi i autobusit. Menjehere drejt vendit te ngjarjes jane nisur autoambulanca te shumta nga Fieri Ballshi Tepelena dhe Gjirokastra si dhe forca policie nga Fieri e Gjirokastra forca speciale deri edhe nga Tirana si dhe forca te zjarrfikesve te cilet jane bere pjese e nje operacioni te gjere shpetimi. Ne ndihme te policise kane qene dhe banoret e zones te cilet ishin dhe te paret ne vendin e ngjarjes. Gjate rrokullisjes disa prej pasagjereve kishin dale nga dritaret e thyera te autobusit dhe mes tyre kishte edhe trupa te pajete ndersa shume te tjere te plagosur kerkonin ndihme.
OPERACIONI I SHPETIMIT
Edhe pse ne nje terren te renduar nga shiu dhe nga erresira e madhe operacioni i shpetimit ka perfunduar brenda 4 oresh. Dhjetera te plagosur jane derguar ne Spitalin e Fierit te tjere ne Tepelene dhe Gjirokaster. Ndersa ne vendin e ngjarjes dhjetera forca policie ishin angazhuar per nxjerrjen e njerezve nga autobusi i permbysur autoambulanca te nisura nga disa qytete te vendit u angazhuan ne transportimin e te plagosurve drejt spitaleve. Sikurse u konfirmua edhe zyrtarisht jane nente te vdekurit e kesaj tragjedie por nese gjendja e te plagosurve rende do te perkeqesohet atehere bilanci edhe mund te rendohet.
Policia Shoferi grek pergjegjes per aksidentin
TIRANE - Policia e Shtetit ka bere publike dje rezultatet e para te hetimit te nisur per te zbardhur shkaqet e aksidentit te rende te ndodhur dy dite me pare ne Fratar. Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik te mjetit rezulton se sistemi i drejtimit te mjetit ka qene ne gjendje te rregullt teknike dhe funksionale thane dje burimet zyrtare te policise. Ata theksuan se matesi i shpejtesise taksometri ka rezultuar funksional dhe shpejtesia e levizjes se automjetit ne momentin e ndodhjes se aksidentit ka qene rreth 60 km ore brenda normave te lejuara per kete segment rrugor. Gjithashtu dhe sistemi i frenimit ka rezultuar te jete i rregullt. Gomat gjithashtu kane rezultuar ne gjendje te rregullt te pademtuara dhe pas aksidentit. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte i vijezuar dhe me nje gjeresi rruge 6.4 metra. Nga kontrolli mjeko-ligjor por dhe me pajisjen e alkool-testit elektronik ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka perdorur pije alkoolike. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte ne nje vije te drejte dhe ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se mjeti ka levizur rreth 15 metra me gomat e pjeses se djathte jashte karrexhates pjeses se asfaltuar se rruges. Ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se levizja nuk ka qene ne kushtet e pamjes se kufizuar apo te nje moti me reshje. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe kishte nje pervoje mbi 15-vjecare pune ne kete kompani udhetimi. Nga hetimet paraprake te grupit te specialisteve te ngritur per hetimin e kesaj ngjarjeje eshte konkluduar se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij Tomas Tsogas. Nga policia dhe grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje eshte duke vazhduar kryerja e veprimeve procedurale me pyetjen e deshmitareve te demtuar nga ky aksident.
Arrestimi i shoferit grek
FIER - Policia e qarkut te Fierit ka bere arrestimin e shtetasit grek Tomas Tsogas i cili akuzohet se ka shkaktuar aksidentin e mbremjes se dy diteve me pare ne aksin Fier-Tepelene ku si pasoje e rrezimit nga 100 metra lartesi e nje autobusi vdiqen 9 persona dhe u plagosen 41 te tjere. Mesohet se Prokuroria e Fierit ka leshuar urdher-arrestin per shtetasin grek Tomas Tsogas dhe policia e Fierit ka bere ndalimin e tij. Mesohet se gjate dites se sotme drejtuesit te autobusit do ti jepet edhe masa e arrestit nga Gjykata e Fierit. Ai ndodhet ne nje prej dhomave te Spitalit te Fierit i vecuar nga pjesa tjeter e te plagosurve. Ai eshte marre ne ruajtje nga uniformat blu deri ne sherimin e tij. Me pas greku Tsogas do te dergohet ne qeli ku do te gjykohet per akuzat qe rendojne ndaj tij.
Mediat e huaja pasqyrojne ngjarjen
TIRANE - Lajmi per aksidentin e rende te dy neteve me pare ku nje autobus me 40 persona doli nga rruga duke rene ne humnere ne aksin Fier-Tepelene duke lene nente te vdekur eshte pasqyruar ne mediat e huaja. Agjencia e lajmeve Reuters e ve theksin ne kushtet e keqija ne rruge dhe terreneve te veshtira ne zona te ndryshme te Shqiperise. Sipas agjencise Associted Press qe citon autoritetet te qe po merren me kete rast shoferi i autobusit ka qene duke folur gjate gjithe kohes ne telefonin e tij celular kur ndodhi aksidenti. Sipas Herald Sun nje prej gazetave kryesore australiane qe pasqyroi lajmin aksidentet rrugore jane shkaku kryesor i numrit te larte te vdekjeve ne Shqiperi. Lajmi u transmetua edhe nga nje sere mediash te tjera nderkombetare dhe rajonale mes te cilave edhe ato greke. Per tu vecuar eshte raportimi i lajmit nga agjencia shteterore greke ANA ku ne asnje moment nuk permendet se mjeti i tragjedise drejtohej nga nje shtetas grek. Gjithashtu lajmi eshte percjelle edhe nga shume agjenci lajmesh ne Kosove Maqedoni dhe vende te tjera te rajonit.
10 Nentor 2010