E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet "Nino", dyshohen aferat

Korce- Nje 50-vjecar, i njohur edhe me nofken "Nino", eshte ekzekutuar vetem pak sekonda pasi kishte dale nga shtepia e vajzes ne Korce. Avni Hoxha, nga fshati Starove i Pogradecit, eshte qelluar ne mjetin tij per vdekje, me 4 plumba, dy nga te cilet ne koke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te dites se djeshme, ndersa policia tha se autoret mendohet se kane qene dy persona, njeri prej te cileve atentatori dhe e kane ndjekur viktimen. Pista e hetimit eshte ajo e nje hakmarrje te mundshme per shkak te precedenteve qe i ndjeri kishte pasur, por nuk perjashtohet edhe implikimi ne ndonje afere te dyshimte. Dyshimet bien mbi nje kamerier qe eshte shpallur ne kerkim, ndersa ne komisariat deri ne mbremje u shoqeruan 20 persona.

Krimi

Ngjarja ka tronditur banoret e lagjes nr. 2 te Korces, te cilet degjuan te shtenat ne nje prej rrugicave te "Komunes se Parisit". Sipas burimeve policore, 50-vjecari Avni Hoxha, i thirrur edhe "Nino" ne rrethin shoqeror, ndodhej ne mjetin e tij tip Golf, me targe PG2383B, kur eshte qelluar disa here me arme zjarri, vetem disa metra larg shtepise ku jetonte e bija. Familjaret dhe fqinjet, te alarmuar nga krismat, i kane ardhur ne ndihme te plagosurit dhe e kane derguar ne spitalin e Korces. Por megjithe nderhyrjen e mjekeve, 50-vjecari ka nderruar jete 15 minuta pasi ka mberritur ne spital. Sipas mjekeve, Hoxha ishte qelluar me dy plumba ne koke, te cilet rezultuan fatale per jeten e tij. Por ekspertet zbuluan ne vendngjarje me shume se dy gezhoja.

Hetimet

Nga hetimet e policise se Korces behet e ditur se 50-vjecari nga Pogradeci eshte qelluar me arme zjarri ne rrugen "Komuna e Parisit". Ne vendin e ngjarjes jane gjetur 4 gezhoja, te cilat sipas eksperteve, jane te nje pistolete tip "TT". Por Hoxhen e kane zene vetem dy prej plumbave te atentatorit, i cili ka mundur te largohet me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Policia thote, se autori i ngjarjes ka vepruar me saktesi dhe i vetem, ndersa mund te kete pasur njohje me viktimen. Por mund te jete ndihmuar nga nje person tjeter gjate largimit nga vendngjarja. Nuk perjashtohet as pista qe autori i krimit ta kete ndjekur viktimen dhe i ka zene prite, pikerisht ne nje rrugice te qytetit, e cila ne ate ore duket se ka qene pa njerez. Jane shoqeruar ne komisariatin e Korces mbi 20 persona, qe mund te kene dijeni per ngjarjen, por ende nuk eshte bere i mundur identifikimi dhe kapja e autorit te krimit. Burime te rezervuara nga policia e Korces bejne te ditur se dyshimet kane rene mbi nje kamerier, emri i te cilit per shkaqe hetimi nuk behet i ditur.

Daniela Zisi

Kush ishte pogradecari Avni Hoxha

Policia e Korces thote se 50-vjecari Hoxha njihej si person me precedente penale para viteve 90-te dhe ne Pogradec thirrej me nofken "NINO". Madje gjate periudhes se diktatures, ka qene disa here i denuar, madje ka qene i dyshuar edhe per nje vrasje te kryer ne ate kohe. Persa u perket motiveve te ngjarjes, policia thote se po hetohet ne pisten e konflikteve te vjetra te viktimes dhe sherreve te se kaluares. Por nje tjeter piste eshte edhe hakmarrja apo implikimi ne ndonje afere e prishje pazaresh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›