E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Tepelenes, prokuroria drejt apelimit

Gjirokaster- Prokuroria e Gjirokastres deklaron se po vlereson mundesine e apelimit te ceshtjes ndaj dy te rinjve nga fshati Toc i Tepelenes, qe i akuzoi per "tubim te paligjshem". Gjykata e Faktit pushoi gjate dites se hene ceshtjen, duke deklaruar se organi i akuzes nuk ka prova per protesten e organizuar me 2 qershor 2008 kunder kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano dhe prefektit Spiro Ksera. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga ky organ akuze, te cilat u shprehen se ceshtjen ndaj Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili do e dergojne ne Apel. Sipas prokurorit te ceshtjes, Perparim Nelaj, "pas vendimit te dhene nga gjykata, organi i akuzes do te reflektoje ne lidhje me vendimin ne fjale, duke mos hedhur poshte edhe mundesine e apelimit te tij".

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›