E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet brenda në lokal 25 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Lezhë, një 25-vjeçar është vrarë brenda në një lokal në rrethana ende të paqarta.

Martin Shtjefni ka qenë në një lokal në rrugës Lezhë-Tiranë, pranë kryqëzimit të “Shënkollit” kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, raporton BW.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vrasjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›