Kinemaja ABC1 behët objekt gjyqësor
.jpg)
Ekrani i Kinemasë ABC1, që u rindez pas tetë vjetësh pauzë, është fikur serish. Salla e cila nuk ka as tre muaj të plotë që u bë vendtakim i adhuruesve të kinematografisë, do të shndërrohet në vend ku do të shqyrtohen krimet e renda.
Oferta e kompanisë për distribuimin e shfaqjen e filmave “Genci” është ajo që ia ka mbushur syrin Këshilli Gjyqësor të Kosovës, që kishte bërë ftesë publike për qiramarrje.
Departamenti për krime te renda në Prishtinë, që funksionon në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, aktualisht nuk ka shala adekuate për mbajtjen e seancave gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse Kinemaja ABC1, do të shndërrohet në gjykatore, shkruan "Koha Ditore"
Transformimi i objektit që promovonin kinematografisë në vend, ku do te gjykohen krimi, është bërë në mënyrë joligjorë. Sipas ligjit për kinematografi KDSHF “Genci”, nuk ka pasur të drejtë të ndërroj destinimi e objektit të Kinemasë ABC1 pa pëlqimin e Qendrës Kinematografike te Kosovës. Kjo e fundit nuk është njoftuar fare. Ndërkohë për kineastët në Kosovë ky transformim është cilësuar si i pavend./Indeksonline/