E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje lufte e panevojshme

Une e di prej angazhimit personal se pushtimi shkaterrimtar i Gazes nga Izraeli mund te kishte qene shmangur me lehtesi. Pasi vizitova Sderotin prillin e shkuar dhe pasi pashe demet serioze psikologjike te shkaktuara nga raketat qe kishin rene ne ate zone, une dhe gruaja ime, Rosalynn, deklaruam se hedhja e tyre nga Gaza ishte e pafalshme dhe nje akt terrorist. Ndonese viktimat jane te rralla (tre te vdekur ne shtate vjet), qyteti ishte traumatizuar nga shperthimet e paparashikueshme. Rreth 3 000 banore ishin larguar ne drejtim te komuniteteve te tjera, dhe rruget, terrenet sportive dhe qendrat tregtare ishin pothuajse te zbrazeta. Kryetari i Bashkise, Eli Moyal, grumbulloi nje grup qytetaresh ne zyren e tij per t'u takuar me ne dhe u ankua se qeveria e Izraelit nuk ishte duke i ndaluar raketat, as permes diplomacise dhe as permes veprimeve ushtarake.

Duke e ditur qe ne shpejt do te takoheshim me drejtuesit e Hamasit nga Gaza edhe ne Damask, ne premtuam te vleresonim perspektivat per nje armepushim. Nga shefi i sherbimeve sekrete egjiptiane, Omar Suleiman, i cili kishte negociuar midis izraeliteve dhe Hamasit, mesuam se kishte nje ndryshim thelbesor midis dy paleve. Hamas deshironte nje armepushim te gjere si ne Bregun Perendimor ashtu edhe ne Gaza, dhe izraelitet refuzonin te diskutonin per ndonje gje tjeter pervecse Gazes.

Ne e dinim se 1, 5 milion banoret e Gazes ishin duke vuajtur urie, ndersa reporteri special i OKB-se mbi te drejten per tu ushqyer kishte zbuluar qe kequshqimi akut ne Gaza ishte ne te njejten shkalle si ne vendet me te varfra ne jugun e Saharase, me me shume se gjysmen e te gjitha familjeve palestineze qe hanin vetem nje vakt ushqim ne dite.

Udheheqesit palestineze nga Gaza ishin evazive mbi te gjitha ceshtjet, duke pretenduar se raketat ishin e vetmja rruge per t'iu pergjigjur burgosjes se tyre dhe per te dramatizuar gjendjen e tyre te veshtire humanitare. Megjithate, drejtuesi kryesor i Hamasit ne Damask, ra dakord te merrte ne konsiderate nje armepushim ne Gaza vetem, nese Izraeli nuk do te sulmonte Gazen dhe do te lejonte qe ndihmat humanitare tu shperndaheshin qytetareve palestineze.

Pas diskutimeve te tejzgjatura me ata nga Gaza, keta udheheqes te Hamasit rane gjithashtu dakord per te pranuar cdo marreveshjeje paqeje e cila mund te negociohej midis izraeliteve dhe Presidentit te Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i cili drejton edhe OCP-ne, nese ajo do te miratohej nga nje shumice votash palestineze ne nje referendum ose nga nje qeveri uniteti e zgjedhur.

Prej asaj kohe ne kemi qene vetem vezhgues, dhe jo negociatore, ne ua transmetuam kete informacion egjiptianeve, dhe ata vazhduan propozimin per armepushim. Pas rreth nje muaji, egjiptianet dhe Hamasi na informuan se te gjitha veprimet ushtarake nga te dyja palet dhe te gjitha goditjet me raketa do te ndalonin ne 19 Qershor, per nje periudhe prej 6 muajsh, dhe qe ndihmat humanitare do te ishin rivendosur ne nivelin normal qe kishin ekzistuar perpara terheqjes se Izraelit ne 2005 (rreth 700 kamione ne dite).

Ne nuk ishim ne gjendje te konfirmonim kete ne Jeruzalem per shkak te mungeses se deshires nga ana e Izraelit per te pranuar ndonje negociate me Hamasin, por goditjet me raketa u nderprene shpejt dhe kishte nje rritje te furnizimeve me ushqime, uje, medikamente dhe karburant. Sidoqofte rritja ishte ne nje mesatare prej 20% te niveleve normale. Dhe ky armepushim i brishte ishte shkelur ne menyre te njeanshme ne 4 Nentor, kur Izraeli nisi nje sulm ne Gaza per te shkaterruar nje tunel mbrojtes qe ishte germuar nga Hamas brenda murit qe rrethonte Gazen.

Ne nje tjeter vizite ne Siri, ne mesin e Dhjetorit, bera nje perpjekje per te shtyre afatin gjashtemujor. Ishte e qarte se ceshtja me e rendesishme ishte hapja e kalimeve per ne Gaza. Perfaqesuesit nga Qendra Karter vizituan Jeruzalemin, u takuan me zyrtaret izraelite dhe pyeten nese kjo ishte e mundur ne shkembim te pushimit te goditjeve me raketa. Qeveria izraelit ne menyre informale propozoi qe 15 per qind e furnizimeve normale mund te ishte e mundur te rivendoseshin nese Hamasi do te ndalonte fillimisht gjithe goditjet me raketa per 48 ore. Kjo ishte e papranueshme per Hamasin, dhe veprimet ushtarake shperthyen.

Pas 12 dite "luftimesh", Forcat e Mbrojtjes se Izraelit raportojne se me shume se 1000 objektiva jane bombarduar ose shkaterruar. Gjate kesaj kohe, Izraeli ka hedhur poshte perpjekjet nderkombetare per te siguruar nje armepushim, me mbeshtetjen e plote te Uashingtonit. Shtatembedhjete xhami, Shkolla Nderkombetare Amerikane, shume shtepi private dhe pjesa me e madhe e infrastruktures baze te zones se vogel por teper te populluar jane shkaterruar. Kjo perfshin sistemet qe furnizojne me uje, energji elektrike dhe kanalizimet. Viktima te shumta civile jane raportuar nga vullnetaret e guximshem mjekesore prej shume vendeve, ndersa ndonje prej tyre me fat operon te plagosurit nen driten e prodhuar prej gjeneratoreve me nafte.

Shpresa eshte se veprimet e metejshme ushtarake nuk jane me produktive, Izraeli, Hamasi dhe SHBA do te pranojne nje tjeter armepushim, kur raketat te pushojne serish dhe nje nivel adekuat i ndihmave humanitare do te jete lejuar per mbijetesen e palestinezeve, me marreveshje publike te monitoruar nga komuniteti nderkombetar. Hapi tjeter i mundshem: nje paqe e plote dhe e qendrueshme.

Publikuar sot ne "The Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›