Ekzekutohet familja në Mat, arrestohen tre vëllezërit për krimin
Tre persona kanë gjetur vdekjen të dielën në mbrëmje në fshatin Fraks të Komunës Komsi në Mat.
Viktimat janë Shaqir Barçi, e shoqja e tij, Hamdija, dhe djali, Ylber Barçi. Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy djemtë e tjerë të Shaqirit, Halit dhe Gazmend Barçi.
Në orët e para të mëngjesit, policia ka arritur të arrestojë në mal personat përgjegjës për krimin. Ata janë vëllezërit Dashamir, Valter dhe Durim Barçi, kushërinj me viktimat. Dyshohet se në qendër të sherrit ka qenë një grindje për pronësinë.