E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet i liruari nga burgu, në atentat plagoset edhe një kalimtare

atentati-elbasan-vrasjeElbasan- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme, kur një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas burimeve në vendgjarje, shtetasi Hyqmet Pisha, 40-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se Pisha ka qenë i ulur në një nga lokalet e qytetit, pranë zyrave të gjendjes civile kur në drejtim të tij, sipas dëshmitarëve, është qëlluar shatë herë me një armë zjarri.

Viktima sapo ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për vrasje. Blutë po hetojnë së pari pistën e hakmarrjes.

Ndërsa Lindita Calladej është e plagosura që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, teksa po kalonte aty pranë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore teksa mësohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ky ishte një atentat i mirëorganizuar kundër viktimës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të krimit si dhe autorët. Ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjitha kryqëzimet dhe hyrje-daljet e qytetit.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›