Erdogan ultimatum protestuesve: Durimi po na soset
TURQI - Kryeministri turk Erdogan ka lëshuar ultimatumin ndaj protestuesve, duke u kërkuar që të largohen menjëherë nga parku Gezi. “Durimi po na soset”. Po bëj paralajmërimin e fundit” deklaroi Erdogan, duke shtuar se parku Gezi nuk u përket forcave pushtuese, por popullit.
Ultimatumi i tij erdhi gjatë takimit të partisë së tij në kryeqytetin e vendit Ankara. Më herët, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit turk ka propozuar mbajtjen e një referendumi për planet e debatueshme rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.
Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë.
Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga kundërshtarët politik për një rol të shtuar autoritar, duke u përpjekur që të imponojë vlerat konservative të Islamit. Mbetet ende e paqartë nëse oferta për referendum do t’i jap fund protestave.
(er.nu/news24/BalkanWeb)