E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, atentat 44-vjeçarit përhakmarrje, plagoset kalimtarja

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Vrasja në orën 14:00 në qendër të qytetit ELBASAN -Hyqmet Pisha ish i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim është ekzetuar në qendër të qytetit të Elbasanit.

Vrasja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në një lokal pranë zyrave të gjendjes civile. Nga të dhënat e para mendohet se vrasja është kryer me pistoletë. Policia në vendngjarje gjeti 7 gëzhoja pistolete.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare. E plagosura Lindita Calladej ndodhet në spitalin e qytetit, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja.

Mendohet se 44 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin me 17 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

(Foto: Viktima Hyqmet Pisha)

(Foto: E plagosura)

POLICIA: AUTORI NË KËRKIM
Sipas të dhënave të para  autori është afruar me një makinë me targa angleze. Ka dalë nga makina dhe pasi i është drejtuar viktimës e ka qëlluar 7 herë me pistoletë. Më pas është larguar po me makinë me targa KJ 53 LUD.
 
PISTAT E HETIMIT
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarres lidhur dhe me të kaluarën e tij. Ndërkohë që nuk përjashtohen dhe pistat e tjera të hetimit. Pisha ishte pronar i një pike grumbullimi skrapi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›