100 të punësuar mbi strukturën e lejuar, hetim ish-zyrtarëve të QSUT-së
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me tre ish-zyrtarë të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.
Më parë, në fund të muajit maj, Prokuroria ka marrë një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin dyshohet se ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerezore Ibrahim Shatri dhe Drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo, dyshohet të kenë abuzuar me detyrën.
Duke ju referuar këtij raporti, Prokuroria i ka përcjellë dosjen Njësisë së Specializuar Task-Force për të kryer hetimet e mëtejshme ndaj tyre.
Sipas raportit të KLSH-së, zyrtarët dyshohet se kanë punësuar më shumë se 100 punonjës në qendrën spitalore, jashtë normës së lejuar të strukturës, duke i bërë kështu një dëm të konsiderueshëm ekonomik shtetit.