E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit qëllojnë me miell makinën e Berishës

Ata goditën me qese mielli automjetin e kryeministrit Sali Berisha, teksa ishte para selisë së Parlamentit ku po zhvillohet seanca plenare.

Bëhet fjalë për dy persona, të cilët janë arrestuar menjëherë nga forcat e policisë. Bëhet fjalë për shtetasit Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, dhe ish-i përndjekuri, Agim Kollcaku.

Ata ishin pjesë e protestës që u zhvillua sot para selisë së Parlamentit kundër akti normativ për lënien e banesave për ish-pronarët, kundrejt marrjes së kredisë me zero interes. Dy të arrestuar kanë kryer edhe më parë akte kundër deputetëve.

Më 6 gusht, ata u shoqëruan në polici së bashku me ish-të përndjekur të tjerë politikë për shkak të protestës së dhunshme, ndërkohë që në muajin mars qëlluan me grushte deputetin demokrat, Ilir Rusmajli. Ata e motivuan goditjen me mënyrën aspak modeste që sillen politikanët. /Start/

                                                                                             2012-09-13 12:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›