Halimi e Cefa, “ndajnë” kompetencat

Ky memorandum synon që të përmirësojë procesin e monitorimit të sistemit gjyqësor.
"Sistemi i drejtësisë ka nevojë për paanësi dhe pavarësi, po aq sa dhe për rritjen e përgjegjshmërisë së gjyqtarëve përballë ligjit dhe Kushtetutës, po aq për rritjen e aksesit të publikut në drejtësi, po aq dhe për rritjen e transparencës së gjithë procesit gjyqësor, në mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin tyre tek drejtësia. Është shumë i rëndësishëm monitorimi i pushtetit gjyqësor, evidentimi i gjyqtarëve të aftë nga ata të paaftë", theksoi Halimi gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast.
Vlerësime shprehu dhe nënkryetari i KLD-se, Elvis Çefa, i cili tha se” ky memorandum e ngre në një shkallë të re bashkëpunimin ndërmjet dy inspektorateve”. Sipas tij, KLD, synon të ndërtojë strategji të qarta që çojnë në përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.
Me anë të memorandumit, dy Inspektoratet do të forcojnë bashkëpunimin midis tyre, duke koordinuar veprimtarinë e tyre. Ky memorandum vjen në kuadër të përmbushjes të gjithë objektivave strategjike dhe politike që Ministria e Drejtësisë, në emër të Qeverisë Shqiptare ka planifikuar në rrugën e realizimit të proceseve integruese.
Ai përmbush drejtpërdrejt objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe një ndër masat kyçe të Rekomandimit nr. 7 “Shteti i së drejtës”, të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë me objektiv specifik harmonizimin e procedurave inspektuese dhe shmangien maksimalisht të mbivendosjeve. /Start/
2012-09-13 14:56