E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet ne lokal emigranti shqiptar ne Athine

Nje emigrant shqiptar eshte vrare me arme zjarri ne Athine nderkohe qe policia po heton per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve. Sipas te dhenave te mediave fqinje greke nje dite me pare mesohet se viktima eshte shtetasi Ermal Merko 30 vjec. Sipas policise helene vrasja mesohet se ka ndodhur ne nje bar ku viktima e krimit ka qene se bashku me dy miq te tij.

Policia u shpreh per mediat lokale se persona te armatosur jane afruar tek tavolina ku ndodhej shqiptari dhe kane qelluar kater here me arme. Te gjitha goditjet me arme jane kryer ne koke duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te shqiptarit. Po keshtu mesohet se autoret e ngjarjes u larguan me shpejtesi nga vendi i ngjarjes me nje motor. Dyshohet se viktima i ka njohur ata pasi sapo kane hyre ne lokal 30-vjecari ka tentuar te largohej. Pista kryesore e hetimeve te policise ne lidhje me ngjarjen eshte larja e hesapeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›