E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grupi i te miturve te vjedhjes se cantave ne autobuse

Nje grup te miturish qe vidhnin ne autobuse dhe vende publike kryesisht canta celulare motore e deri tek automjetet jane ndaluar nga policia e kryeqytetit pas nje aksioni te organizuar per kapjen e tyre. Sipas te dhenave te policise se Tiranes nje dite me pare mesohet se mesditen e se dieles sherbimet e Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane bene te mundur identifikimin dhe me pas kapjen e 5 shtetasve te dyshuar per kryerjen e nje sere vjedhjesh me dhune te cantave dhe te celulareve. Ne pranga jane vene B. B. 15 vjec E. M. 16 vjec B. D. 15 vjec B. P. 15 vjec si dhe V. M. 12 vjec qe te gjithe banues ne Bathore ky i fundit per shkak te moshes u la ne gjendje te lire. Sipas hetimeve te policise keta shtetas dyshohet se ne kohe e vende te ndryshme ne Tirane kane realizuar vjedhjen me dhune te cantave celulareve dhe vareseve te disa qytetareve. Keshtu fale nje hetimi te gjere identifikimit te ketyre vjedhjeve u arrit dokumentimi ligjor i disa vjedhjeve te realizuara nga shtetasit e lartpermendur dhe implikimi i tyre ku konkretisht mesohet se me 12 mars ne rrugen 4 Shkurti ne Tirane dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane vjedhur me dhune nje shtetasi canten. Po ne kete date ne rrugen Myslym Shyri dyshohet se i kane vjedhur me dhune canten duke i marre celularin nje bashkemoshatari te tyre. Me date 13 ne rrugen Reshit Collaku i kane vjedhur me dhune nje shtetasi canten. Nderkohe po nga sherbimet e Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane ne saje te nje pune hetimore bene te mundur identifikimin dhe me pas kapjen e Elvis Kurtit 21 vjec banues ne Tirane. Kapja e tij u krye sepse ky shtetas dyshohet se ne bashkepunim edhe me shtetas te tjere jane autor te nje sere vjedhjesh motoresh tip Piaxho te ndodhura ne kohe e vende te ndryshme ne Tirane. Fale nje hetimi te kryer ndaj tij u dokumentua teresisht implikimi i tij ne vjedhjet e meposhtme me 13 mars ne rrugen Don Bosko i ka vjedhur nje shtetasi motorin tip Rezoto i cili u sekuestrua ne cilesine e proves me date 10.3.2011 dyshohet se i ka vjedhur nje shtetasi me dhune motorin tip Piaxho. Aktualisht nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane vazhdon puna intensive per te identifikuar te tjere autore te perfshire ne keto vjedhje me dhune nderkohe qe fton qytetaret e demtuar nga keto vjedhje te paraqiten per te depozituar kallezim penal prane Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›