Skandali me naften Virgin gjykata le ne burg 12 te akuzuarit

Biznesmenit Elezaj i komunikohet masa ne spital u shtrua dy net me pare per probleme me zemren dhe tensionin. Para gjykates te akuzuarit mohojne akuzat
Gjykata e Tiranes vleftesoi si te ligjshme arrestimet dhe kushtet e zbatimit te masave te arrestit dhene ne mungese per 12 te arrestuarit e akuzuar per skandalin me naften Virgin. Gjykata u ka komunikuar akuzen 11 te arrestuarve ne gjykate dhe njerit prej tyre ne kushte spitalore pasi i arrestuari Hajri Elezaj eshte shtruar dy net me pare me urgjence ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza per shkak te disa nderlikimeve ne zemer dhe tensionit te larte. Seancat per vleftesimin e masave te arrestit kane filluar mengjesin e djeshem per te perfunduar ne oret e mesdites nderkohe qe masa ne mungese eshte komunikuar per nje nga drejtuesit e boteve te naftes Gazmend Serjanaj i cili eshte i vetmi person i paarrestuar. Nje nga nje jane paraqitur para gjyqtares Blerina Muca dhe dy prokuroreve te ceshtjes te akuzuarit e arrestuar te cilet jane njohur me akuzat. Kane qene avokatet qe jane munduar gjate seancave te mohojne akuzat ndersa vete te akuzuarit kane deklaruar se u qendrojne deklarimeve te mbrojtesve te tyre. Ne perfundim gjykata la ne fuqi masat e marra ne mungese me date 5 mars ndersa e njejta mase eshte lene edhe per te akuzuarin Elezaj ne kushtet spitalore ku ka shkuar per te bere nje koronare per zemren pas perkeqesimit ne qelite e paraburgimit. Gazeta Standard publikoi dy dite me pare te plote skemen e tregtimit te paligjshem te nenproduktit te naftes Virgin e destinuar vetem per eksport ndersa destinacioni i nderrohej ne menyre te paligjshme nga boset e arrestuar te naftes duke u tregtuar ne tregun vendas. Akuzat qe rendojne mbi te arrestuarit jane Mashtrimi me pasoja te renda Shperdorimi i detyres Falsifikimi i dokumenteve dhe Pastrimi i produkteve te vepres penale te parashikuara nga nenet 143/2 248 186 dhe 287 te Kodit Penal. Nuk behet fjale per sasi te vogla por 16685.31 tone nafte Virgin e cila sipas akuzes shitej per benzine ne karburantet e drejtuara nga shoqerite e drejtuara nga Hajri Elezaj dhe Iljaz Fisheku apo dhe karburante te tjera qe furnizoheshin te keta te fundit ndersa permes disa faturave te qe pretendohet se jane te falsifikuara ata kane deklaruar se e kane shitur per eksport drejt Libise dhe Italise. Pas hetimeve te kryera ka rezultuar se kjo sasi nafte e blere te Armo me kontrata te rregullta dhe fatura tatimore ose ka kaluar me sasi te pakta drejt vendit ku eshte deklaruar se do eksportohej ose nuk ka kaluar fare ndersa jane pergatitur praktika doganore te falsifikuara nderkohe qe ky nenprodukt sherben si lende e pare per prodhimin e benzines dhe ka si destinacion te vetem eksportimin jashte shtetit. Keto te dhena per destinacionin e naftes Virgin jane fakte te pohuara ne shkresen nr. 9347 te METE dhe ne shkresen me nr. 3874/1 te IQT. Sipas akuzes nga studimi i faturave te shitblerjes se nenproduktit te naftes Virgin marre prane Armo sh.a. rezulton se sasia e pasqyruar ne keto fatura nuk perputhet me sasine e deklaruar per eksport. Nje gje e tille ka rezultuar e provuar pas leterporosive te derguara ne Turqi e Greqi ku anijet kane kaluar transit per ne vendin e eksportimit. Keto dy shtete jane pergjigjur zyrtarisht se sasia e deklaruar per eksport nga pala shqiptare nuk perputhej me sasine qe anijet kishin ne momentin qe kane kaluar ne keto dy vende.
Hetimi
Procedimi penal ndaj personave te arrestuar pak dite me pare ka nisur kryesisht nga organi i akuzes. Madje nga ana e akuzes rezulton qe ish-ministri te jete thirrur per te dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni ndersa nisjen e hetimeve dhe fillimin e marrjes ne pyetjeve te shtetasve te implikuar e kane ditur edhe vete biznesmenet e naftes te vene ne pranga. Kjo shpjegohet nga disa pergjime qe kane ne dosjen e tyre prokuroret e ceshtjes permes te cilave provohet dijeni e nisjes se hetimeve dhe urdherimi i personave te implikuar te japin te njejtin version para akuzes per naften Virgin. I pyetur nga akuza shtetasi Dritan Prifti ka deklaruar se nenprodukti i naftes me emrin Virgin per periudhen 2007-2009 eshte pasqyruar ne dokumentacion si e eksportuar jashte vendit por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem edhe pse nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj te posacem. Sipas Priftit brenda vendit ajo eshte perdorur ne menyre te jashteligjshme si nje lende perzierese e benzines. Ky deklarim coi hetuesit drejt mbledhjes se dokumentacionit keqyrjes se gjithe materialit ku pasqyrohen blerjet prodhimi dhe shitja e naftes bruto dhe nenproduktit te saj Virgin prane shoqerise Armo sh.a. shoqeri e cila eshte privatizuar ne vitin 2008. Gjithashtu sipas akuzes eshte administruar ne dosje nga organi i akuzes gjithe dokumentacioni i ndodhur prane shoqerive nga te cilat Armo sh.a. ka blere naften bruto si dhe dokumentacioni i ndodhur prane organeve tatimore doganore dhe atyre portuale qe kane te bejne me shitblerjen ngarkimin dhe eksportimin e Virgin Naftes per vitit 2007 2008 2009. Sipas parashikimeve te legjislacionit ne fuqi dhe kontrates se lidhur midis shoqerise Armo sh.a. dhe shoqerise Euroil me objekt shitblerjen e naftes Virgin rezulton se ky nenprodukt nuk eshte produkt i gatshem per tregtim. Ai eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Nga grupi hetimor jane administruar prane shoqerise Armo sh.a. ne dosje faturat tatimore te shitjes se naftes Virgin fatura te cilat e perkasin fundvitit 2009 nga ku rezulton se kjo shoqeri i ka shitur shoqerise Euroil sh.a. nje sasi te konsiderueshme te nenproduktit Virgin qe arrin ne 16685.31 tone. Gjithashtu nga hetimi i bere praktikave doganore qe kane te bejne me eksportin e nenproduktit Virgin Nafte per periudhen janar 2007-janar 2010 rezulton se ekzistojne vetem 24 praktika te tilla ndersa per vitin 2009 jane kryer vetem tri praktika pergjate muajve janar-shkurt 2009. Konkretisht 2676.1 ton ne daten 19.1.2009 2625 tone ne daten 10.2.2009 si dhe 14583.679 tone ne daten 28.2.2009. Gjithashtu po sipas akuzes nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave konfirmohet se per vitin 2010 nuk ka pasur asnje eksport te nenproduktit te Virgin Nafte.
Skema e perdorur
Biznesmenet e naftes kane perdorur nje skeme te tyre per te mos e nxjerre nenproduktin Virgin nga vendi ndersa u lidhen me tatimore dhe doganiere per te pergatitur fatura qe mbulonin kete abuzim. Sipas akuzes nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni qe i perket dy praktikave doganore te sasive prej 2626.9 tone dhe sasise tjeter prej 14583.679 tone ne muajin shkurt 2009 nuk pasqyrojne realitetin mbi destinacionin e kesaj sasie nafte Virgin. Nga te dhenat e dy praktikave prane deges se Doganes Vlore rezulton se kjo sasi ne kundershtim me sa deklarohet ne deklaratat e eksportit nuk ka dale asnjehere jashte vendit tone. Po sipas hetimit ne dy anijet Rita S dhe Calitea nuk eshte ngarkuar asnje kg nenprodukt Virgin ndersa njera prej anijeve eshte larguar bosh ndersa tjetra as nuk ka kaluar nga Porti i Vlores. Nga praktikat doganore rezulton sikur anija Calitea te jete ngarkuar prane terminalit te Armos qe gjendet ne Portin e Vlores. Por kjo e dhene ka rezultuar e rreme pasi nga dokumentacioni ka rezultuar e provuar se ky pontil nuk ka funksionuar per kete proces deri ne muajin shtator te vitit 2008. Fakt ky i pohuar edhe nga ish-drejtori i asaj kohe i FIETEK ne Vlore. Nga hetimet dhe provat e detajuara me lart provohet se sasia prej rreth 17 mije tonesh Virgin Nafte jo vetem qe eshte deklaruar fiktive si e eksportuar jashte por nuk ka qene e blere nga shoqeria Euroil sh.a. deri ne daten e deklaruar si sasi e eksportuar. Nga dokumentacioni i shoqerise Armo sh.a. dhe Euroil sh.a. rezulton se blerjet e kesaj te fundit deri ne daten 29.2.2009 arrijne ne sasine 2821.09 tone dhe gjendja fizike e naftes Virgin ne depot e Euroil sh.a. ne daten 31.12.2008 sipas deklarimeve te kesaj shoqerie ne tatime eshte 3681.2 tone. Per rrjedhoje sipas akuzes dokumentacioni qe u perket dy praktikave te shkurtit 2009 jane nje dokumentacion fals pasi pasqyron sasine rreth 17 mije tone nafte Virgin si sasi e eksportuar jashte vendit ne nje kohe qe kjo ngarkese nuk provohet te kete kaluar nepermjet Portit Detar te Vlores. Krijimi i dy praktikave te mesiperme doganore po sipas hetimit ka sherbyer si mjet me te cilin shoqeria Euroil sh.a. dhe perfaqesuesi i saj ligjor Hajri Elezaj kane perfituar rimbursim te paligjshem te TVSH-se. Sasite e munguara te raportuara si shitje totale deri ne daten 28 shkurt te vitit 2009 jane raportuar blerje nga shoqeria Euroil sh.a. nga data 1 prill deri ne daten 31 dhjetor te vitit 2009 ne nje sasi totale prej 13744.67 tone. Pra sipas hetuesve kjo shoqeri rezulton te kete raportuar shitje per eksport deri ne daten 28 shkurt 2009 nje sasi te konsiderueshme e cila nuk rezulton e pasqyruar ne dokumentacion si e blere dhe ka raportuar blerje nga data 6 prill 2009 deri me 31 dhjetor 2009.
Shitja ne tregun e brendshem
Grupit hetimor i ka rezultuar e provuar se sasia e naftes Virgin e cila realisht nuk rezulton e eksportuar te jete transportuar me autobote ne depozitat prane e shoqerive Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. me qellim shitjen e saj ne tregun e brendshem si karburant. Ne arritjen e nje perfundimi te tille sipas akuzes cojne kryesisht te dhenat e dokumentacionit qe ndodhet prane Deges se Doganes Vlore dhe prane Kapitenerise se Portit Detar Vlore. Transporti i nenproduktit Virgin Nafte rezulton te jete realizuar nepermjet mjeteve te shoqerise Fisheku sh.a. dhe Martini sh.p.k. me drejtues shtetasit Flamur Merkaj Genci Prence Fadil Abdurrahmani Kadri Hajredini Vladimir Koteci Reshat Aleksi Gazmend Serjanaj dhe te tjere. Keta drejtues kane deklaruar para hetuesve se jane kontraktuar nga shtetasi Bledar Rama i cili ka vepruar per llogari te shoqerise Euroil sh.a. Deklarimet e ketyre drejtuesve se e kane transportuar Virgin Nafte gjate vitit 2009 nga KPTHN Ballsh per ne Portin Detar Vlore ka rezultuar i pavertete pasi nga teresia e dokumentacionit te deges se Doganes Vlore nuk rezulton asnje e dhene qe te vertetoje keto deklarime.
Pergjimet
Iljaz Fisheku eshte personi qe ka urdheruar shoferet transportues se cfare duhet te deklarojne kur te pyeten nga Prokuroria e Tiranes. Nga pergjimet telefonike ka rezultuar se nga telefoni i te akuzuarit Iljaz Fisheku eshte telefonuar i pari shtetasi Fadil Abdurrahmani te cilit i thote ...Fol me Martinin Flamurin Gencin Bakun. Ca kane thene keta thuaj edhe ti... Me pas i akuzuari Fisheku ka marre ne telefon shtetasin Gazmend Serjanin te cilit i ka thene ...Mire takohu me Bakun dhe Flamur Merken. Ca kane thene ata thuaj edhe ti... te vulosur te peshuar ne kandar dhe asgje tjeter... Nje tjeter telefonate Iljaz Fisheku ia ka bere shtetasit Genci Prence ku i thote ...Po lere ca ka ai. Ti nga goja jote nuk njeh njeri. Mos kallezo me tutje kupton... O po do takuar o lumemadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore... Dhe telefonata tjeter i eshte bere te birit nga Iljaz Fisheku Martinit te cilit i thote Iljazi - Fol me Gencin fol me keta dhe me kthe pergjigje. Martini - Ladin dhe Reshatin i kam ketu. Iljazi - e takoi ata thuj sic kane thene Flamuri. Ballsh atje vulosu. Nuk njofim vetem Bledin njofim nuk njofim njeri tjeter kuptove Martini - Ne emer te kujt eshte makina Iljazi - Ore makinen le ta thone ata makinen. Jo Golem asnjehere. Martini - E di e di. Iljazi - Vetem Ballsh Vlore.
Te akuzuarit
Hajri Elezaj pronar i Euroil sh.a.
Ilias Fisheku pronar i Fisheku sh.a.
Martin Fisheku
Bajram Fisheku
Dashamir Kasaj
Edmond Ferraj
Flamur Merkaj
Vladimir Koteci
Gani Prence
Reshat Aleksi
Kadri Hajredini