E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekrutonin vajza per prostituta zbulohet baza e 6 tutoreve ne Fier

Mikel Ferko po trafikonte ne Greqi M. D. 20 vjece. Ne shtepine e Martin Osmenit u gjet nje 20-vjecare

Kane pritur levizjen konkrete nga te dyshuarit pas informacioneve te siguruara per trafikimin e femrave dhe shfrytezimin e tyre per prostitucion ne shtetin grek. Nje gje e tille ka ardhur pikerisht mbremjen e se dieles kur ne doganen e Kakavijes dikush nga te personat qe mbaheshin nen vezhgim Mikel Ferko po trafikonte shtetasen me inicialet M. D. 20 vjece. Nderhyrja ka qene e menjehershme duke vene ne pranga 31-vjecarin nga fshati Bocove Fier ndersa policia e ketij qyteti ka vijuar edhe me pese arrestime te tjera ku mes tyre edhe nje femer duke shkaterruar keshtu nje rrjet te trafikut dhe bazen e tyre ku rekrutonin femrat qe niseshin me pas per te prostituuar ne Greqi. Gjithcka eshte finalizuar nje dite me pare ne kuader te operacionit te koduar Kufiri i fundit ku sipas te dhenave te zedheneses se policise se Fierit Valbona Meco mesohet se si rezultat i hetimit njemujor ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Fierit si dhe Prokurorine per Krimet e Renda Tirane eshte realizuar me sukses me aplikimin e gjere te metodave speciale nga sherbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Fierit duke cuar ne pranga Mikel Ferkon 31 vjec banues ne fshatin Bocove ne Fier Martin Osmenin 28 vjec banues ne lagjen 1 Maj Fier i denuar me pare per armembajtje pa leje 41-vjecarja me inicialet T. L. banuese ne Fier Virjon Menaj 32 vjec banues ne lagjen 1 Maj ne Vlore Arben Veizaj 47 vjec banues ne lagjen Kushtrimi Vlore si dhe A. L. 17 vjec banues ne Fier. Policia tha se arrestimi i ketyre shtetasve u be pasi ne bashkepunim me njeri tjetrin rekrutonin femra per qellim trafikimin e tyre ne shtetin grek dhe konkretisht rreth ores 2100 te se dieles pasi kane bere dhe praktiken per kalimin e Pikes Kalimit Kufitar Kakavije jane kapur ne flagrance ne porten hyrese per ne shtetin Grek ku shtetasi Mikel Ferko po trafikonte shtetasen me inicialet M. D. 20 vjec. Ne vijim te operacionit ne te njejten kohe eshte bere shoqerimi i personave te tjere te implikuar per kete ngjarje si dhe kontrollet e banesave te tyre ku ne banesen e shtetases me iniciale T. L. u gjet nje 17-vjecare me inicialet D. K. dhe ne banesen e shtetasit Martin Osmeni u gjet nje vajze 20-vjecare me inicialet E. D. Gjithashtu gjate kontrollit te policise ne banesen e 41-vjecares me inicialet G T.L u gjet dhe nje arme automatike kallashnikov e cila rezultoi se ishte futur ne banese nga shtetasi me inicialet A. L. e cila u sekuestrua me cilesine e proves materiale. Nderkohe u sekuestruan gjithashtu edhe 8 telefona celulare nje sasi lekesh dhe eurosh disa karta telefoni te kompanive celulare shqiptare dhe te huaj dy mjete motorike dhe konkretisht Rover me targe greke YXP 2401 ne pronesi te shtetasit Martin Osmeni dhe nje Ford sierra me targe VL 9629 B ne pronesi te Arben Veizajt. Materialet ne ngarkim te tyre i kane kaluar prokurorise se rrethit te Fierit per hetime te metejshme me akuzen Trafikimit te femrave Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve .

Te arrestuar

Mikel Vexhi Ferko 31 vjec nga fshati Bocove Fier

Martin Kujtim Osmeni 28 vjec nga Fieri i denuar me pare per armembajtje pa leje

Virjon Mitat Menaj 32 vjec nga Vlora

Arben Arshi Veizaj 47 vjec nga Vlora

A. L. 17 vjec nga Fieri

Shtetasja me inicialet T. L. 41 vjece nga Fieri

Sekuestruar

8 telefona celulare

nje sasi lekesh dhe eurosh

disa karta telefoni te kompanive celulare shqiptare dhe te huaj

nje automjet tip Rover me targe greke YXP 2401 ne pronesi te Martin Osmenit

nje Ford Sierra me targe VL 9629 B ne pronesi te Arben Veizaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›