E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet pas shpine i moshuari, mister motivet

Peqin - Ekzekutim pas shpine qytetin e Peqinit, mister motivet dhe identiteti i viktimes e autorit. Policia dyshon se eshte nje endacak, qe mund te jete vrare per vetembrojtje nga ndonje person, qe ka menduar se do binte pre e grabitjes, por nuk mohohet edhe motive i hakmarrjes. Nje person, rreth 60 vjec, eshte goditur duke u zbardhur mengjesi i djeshem, ne afersi te stacionit te hekurudhes. Persona ende te paidentifikuar kane qelluar pas shpine, midis intervalit kohor 23:00-00:30, shtetasin, i cili ka nderruar jete tre ore me vone ne spitalin kirurgjik te Elbasanit. Por viktima nuk ka mundur te tregoje se kush ishte dhe se kush e kishte vrare. Ekspertet vune re plage ne trup dhe ne pjese te kokes, kurse sipas mjekeve, plaga e plumbit ishte shkaku i vdekjes se te moshuarit. Me gjithe interesimin e disa personave, deri mbreme nuk eshte bere identifikimi.

Ngjarja

Vrasesit duket se kane shfrytezuar oren e transmetimit te finales Gjermani-Spanje, per te ndjekur levizjet e prese se tyre. Policia e Peqinit eshte njoftuar pak caste pas perfundimit te ndeshjes. Viktima eshte gjendur i shtrire mbi shina, ne afersi te stacionit te trenit. Ai eshte transportuar per ne spitalin e Elbasanit, por, edhe pas nderhyrjes operatore, nuk ka mundur te qendroje ne jete. I panjohuri ka nderruar jete rreth ores 02:45 te mengjesit, sipas mjekeve. Ne vendngjarje kane qene ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas pershkrimit te eksperteve, viktima, e seksit mashkull, eshte rreth 60 vjec. Si shenje dalluese ka nje prerje ne veshin e majte. Ai mbante veshur nje pale pantallona me ngjyre te zeze, nje kemishe me kuadrate dhe sandale me ngjyre kafe. "Nga keqyrja e kufomes rezulton te jete qelluar nga prapa me arme zjarri", treguan ekspertet. Shefi i komisariatit Peqin, Ahmet Bala, u shpreh se, "menjehere pas njoftimit, policia mori masat operative per te identifikuar autorin dhe vrasesit e tij. Njekohesisht, po punohet per te zbardhur motivet e ketij krimi".

Sipas te dhenave te eksperteve, i panjohuri eshte qelluar nga afer me arme zjarri ne pjesen e trupit, por ka pasur plage dhe ne koke. Vrasesi eshte zhdukur ne erresire, duke lene viktimen te pergjakur mbi shina. Edhe pse ka humbur shume gjak, ai eshte gjendur i gjalle nga uniformat blu. Gjate kesaj kohe, policia dhe hetuesit jane munduar te shkepusin dicka nga goja e tij. Por viktima nuk ka mundur te shqiptoje asnje fjale, duke e zhytur ne terr gjithe historine e kesaj vrasjeje.

Sipas policise, ekzekutimi ka qene momental, i kushtezuar nga rrethana te vetembrojtjes. Drejtori i Policise se Qarkut Elbasan, Arben Hyseni, u shpreh se, "sipas te dhenave qe kemi, viktima eshte endacak. Dikush mund ta kete vrare per vetembrojtje, pasi eshte frikesuar se ai mund ta grabiste". Megjithate, hetimet jane shtrire ne disa pista. Se pari, po punohet per identifikimin e kufomes. Jane marre ne pyetje banore te shumte te zones ku u gjet trupi dhe jane shperndare fotografi te ndryshme. Mosinteresimi ne morg ka bere qe agjentet te dyshojne se viktima eshte nje endacak, qe mund te kete tentuar te grabise ndonje kalimtar dhe ky i fundit per vetembrojtje te kete reaguar, duke e qelluar me arme. Identifikimi i tij do te kanalizoje edhe pistat hetimore, sipas policise. Edhe here te tjera jane regjistruar vrasje misterioze ne qytetin e Peqinit dhe identifikimi i viktimave ka qene teper i veshtire, ashtu sikurse dhe zbulimi i autoreve te krimit.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›