E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet per gjakmarrje pastori

Gjakmarrja/ Dritan Prroj nip i personit qe vrau nje polic ne vitin 2005 eshte ekzekutuar pak pasi ka dale nga banesa


Autori i krimit eshte vene ne pranga nga nje polic civil i krimeve ne Shkoder pasi eshte ndjekur nga pas


SHKODR - Vritet per gjakmarrje nje 28-vjecar ne qytetin e Shkodres ndersa plagoset aksidentalisht dhe nje person tjeter i rastesishem. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300 ne lagjen Vasil Shanto ne rrugen pedonale Kole Idromeno ndersa ka pasur mjaft kalimtare e njerez qe pushonin ne klubet e kesaj rruge muzeale.


Dritan Prroj 28 vjec pastor ne nje kishe fetare ungjillore ka qene duke levizur ne kembe ne rrugicen e Gjuhadolit dhe autori Mark Njembza qe duket se ka ndjekur levizjet e tij e ka qelluar me pistolete ne rrugicen e ngushte. Plumbat kane goditur dhe 59-vjecarin Ludovig Marashi i cili banon ne kete rruge dhe ne ate moment po merrte dicka tek mjeti i tij i parkuar ne te djathte te rruges.


Dritan Prroj i plagosur ka mundur te largohet me vrap dhe ka dale nga rrugica dhe tek Dugajet e Reja eshte kthyer ne te majte duke hyre ne rrugen pedonale mjaft te populluar ne ate moment dhe per te shpetuar eshte futur ne nje prej lokaleve ne te majte te rruges. Autori e ka ndjekur nga pas dhe ka arritur ta qelloje tek dera e lokalit. Dritan Prroj ka rene pa jete prapa deres brenda lokalit ne te djathte te tij.


Autorit Mark Njembza kur ka qelluar fillimisht i ka rene ne toke karikatori i pistoletes i cili ka mbetur ne vendin e ngjarjes prane gjakut ne rrugen e Gjuhadolit por arma ka pasur nje fishek ne goje me te cilin ka qelluar duke e vrare viktimen. Me pas ai eshte larguar me vrap por eshte ndjekur nga polici civil i krimeve te komisariatit te Shkodres i cili ndodhej me sherbim ne rrugen pedonale.


Polici e ka ndjekur me vrap rreth 200 metra dhe ka mundur ta kape se bashku me armen pa fisheke teksa autori perpiqej te fshihej ne nje rrugice. I plagosuri ndodhet ne spitalin e Shkodres jashte rrezikut per jeten.


Vrasja e se premtes ne Shkoder ka per motiv gjakmarrjen. Me 01.09.2005 ne lagjen rreth ores 2110 eshte vrare brenda nje lokali ne lagjen Qaf Hardhi shtetasi Sokol Njemza rreth 25 vjec efektiv i policise se qarkullimit rrugor ne Shkoder. Mesohet se polici ka qene civil dhe nuk ka patur arme me vete. Autor i kesaj vrasjeje ka qene pronari i lokalit Nikolle Prroj.


Polici Njemza ka marre shume plumba dhe vdekja e tij ka qene e menjehershme. Nikolle Prroj eshte gjykuar ne mungese dhe eshte denuar nga gjykata e Shkodres por ai akoma nuk eshte i kapur nga policia.


Por familja e tij dhe te afermit jane ngujuar dhe vellezerit e tij vazhdimisht kane nderruar dhe banesa pasi fisi Njembza kerkonte te merrte gjak dhe pse pajtimtare te ndryshem tentonin ti pajtonin.


Familja Prroj pretendonte se Nikolla nuk ka dashur te qelloje mbi policin Njemza por mbi dy persona qe kishin disa here qe shkonin e konsumonin pije dhe nuk paguanin dhe pervec kesaj e fyenin pronarin Prroj.


Sipas te afermve te Nikolle Prrojt ai e ka vrare aksidentalisht policin Njemza pasi ka qelluar me automatik mbi dy peronat e tjere. Por kjo nuk e ka bindur familjen Njemza dhe familja Prroj ka vazhduar te jete e ngujuar.


Me 20 mars 2006 lokali i Nikolle Prroj ku dhe ishte vrare Njemza u demtua me lende plasese naten ndersa kishte qendruar i mbyllur qe prej ngjarjes ne shtator 2005 dhe do te hapej pasi do te jepej me qera.


Lokali u demtua dhe vazhdon te jete i mbyllur ndersa nuk dihen autoret e kesaj ngjarjeje. Pjesetaret e familjes Prroj kane levizur me shume kujdes kur kane pasur nevoja te ngushtme pasi e kane ditur se mund te vriteshin nga familja Njemza dhe kane qendruar te mbyllur.


Nuk dihet se per cfare arsye Dritan Prroj ka levizur diten e djeshme dhe kjo eshte ditur nga Mark Njembza i cili e ka ndjekur dhe ka realizuar vrasjen duke marre gjakun e xhaxhait te tij.


Komuniteti Dritani sfidoi burgosjen e gjakmarrjes


Komuniteti i Krishtere Ungjillor Shqiptar denon me force vrasjen e Dritan Prrojit Pastorit te kishes Fjala e Krishtit ngjarje e ndodhur paraditen e sotme dje ne Shkoder. Jeta e vellait tone Dritan Prroji pastor i kishes Fjala e Krishtit u keput nga dora vrastare e gjakmarresit.


Moren gjak tek ai qe nuk i kishte bere askujt asgje te keqe pervecse predikonte Fjalen e Zotit dhe permes sherbesave mbillte dashurine te te gjithe njerezit. Vrasesi endej perreth qe te mos e lejonte te ishte i lire.


Por Dritani e sfidoi burgosjen e gjakmarrjes dhe nuk pranoi qe lirine qe ia kishte dhene Perendia tia merrte njeriu. Komuniteti Ungjillor Shqiptar kerkon nderhyrjen e shtetit shqiptar per vendosjen e drejtesise sipas ligjeve ne fuqi pasi ngjarje te tilla nuk duhet te perseriten me ne te ardhmen.


Mijera besimtare te Komunitetit Ungjillor Shqiptar jane bashkuar sot dje ne lutje per te ndihmuar familjaret ne kete moment dhimbjeje. Komuniteti Ungjillor i ben thirrje besimtareve te krishtere ungjillore te bashkohemi te shtunen ne oren 1600 ne qytetin e Shkodres per ta percjelle trupin e pastor Dritan Prrojit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›