E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i SHISH Imami Nuk kam asnje reagim nga NATO

Lidhur me marreveshjen kufitare me Greqine Ministri theksoi se ajo eshte marreveshje politike midis ministrive te Jashtme

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se NATO nuk i ka paraqitur autoriteteve shqiptare asnje shqetesim lidhur me draftin e mazhorances per ndryshimet ne funksionimin e Sherbimit Informativ Shteteror.


Nuk kam pasur ndonje input nga NATO lidhur me kete ligj. Kemi bere reformen e plote te sherbimeve tona inteligjente gje qe eshte mbyllur qe ne muajt e pare te ketij viti ne mos gaboj ne mars.


shte bere nje ristrukturim me qellim qe informacioni dhe analiza te jene te bashkuara nga te gjitha sistemet dhe njesite qe operojne ne kete fushe brenda per brenda sistemit te mbrojtjes - tha Arben Imami. Per sa i perket ceshtjes se marreveshjes kufitare me Greqine e rrezuar njehere nga Gjykata Kushtetuese Imami shmangu pergjegjesite nga dikasteri qe drejton.


Ajo eshte nje marreveshje politike midis ministrive te Jashtme - u shpreh ai. Ministri i Mbrojtjes sqaroi edhe akuzat e hedhura nga opozita per privatizimin e trojeve qe kane qe kane qene reparte ushtarake duke deklaruar se ato kane kaluar nen administrim e shtetit dhe se shitja e tyre eshte proces burokratik. Ka nje rregull per te gjitha keto. Ministria e Ekonomise pergatit procesin e privatizimit ndersa kjo e fundit kryhet nga Ministria e Financave.


Keto nuk jane prona te ushtrise. Ky eshte nje proces i paster burokratik i cili nuk ka vend as per shumicen as per opoziten. Ky eshte neutral - theksoi Imami. Ministri Imami zbuloi disa prej projekteve te ushtrise shqiptare si kontraktimi i prodhimit te pese helikoptereve militare multirolesh ndertimit ne vend i anijeve patrulluese ne bashkepunim me Holanden dhe prodhimi i uniformave te reja ushtarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›