E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinari e Minxholli akuza Ushtrise dhe Ministrise per SAC

TIRAN- Ish-drejtori i MEICO-s i pandehuri Ylli Pinari deklaroi dje ne seancen e gjyqesore ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit se ka qene Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura qe miratuan kerkesen e kompanise SAC per demontimin e municioneve dhe jo ai.


Sipas Pinarit edhe korrespondencen mbi detajet e demontimit Patrik Henri e ka mbajtur me Ministrine dhe Shtabin. Pas leter-kerkeses se tij te dates 27 dhjetor 2006 korrespodenca me SAC-in Patrik Henry per sqarime saktesime plotesim sipas dokumenteve eshte mbajtur nga struktura te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit.


Ne vleresimin tim kjo procedure ka qene normale por une do te citoj disa dokumente dhe permbajtjen e tyre per te sqaruar se une nuk kam pasur asnje rol ne kete pjese te procedurave-theksoi Ylli Pinari . Nderkohe edhe i pandehuri tjeter Dritan Minxolli deklaroi se asnjehere nga ana e tij nuk i eshte bere kerkese ministrise per grafikun e sasise se fishekeve ose per kalibrin e tyre.


Nuk i kam derguar asnjehere Ministrise se Mbrojtjes ndonje kerkese perpiluar apo firmosur nga une mbi kalibrat ose percaktimin grafikut te sasive ditore te municioneve qe Forcat e Armatosura me mjetet e tyre ushtarake qe sillnin per demontim-nenvizoi Minxholli.


Deklarime gjate seances se djeshme beri edhe avokati i te pandehurit tjeter Shkelzen Madani. Sipas avokatit Madani ka pretenduar se akuza e ngritur nga Prokuroria ndaj tij per shperdorim detyre nuk qendron.


Ai ka pretenduar se ka qene nje anetar i thjeshte i komisionit te percaktimit te cmimeve dhe per percaktimin e tyre komisioni ishte mbeshtetur nga praktikat e meparshme.

Arrestohen dy te dyshuar per vjedhje automjetesh


TIRAN- Arrestohen dy persona pasi akuzohen per perfshirje ne nje aktivitet kriminal me tendence vjedhjen e automjeteve ne disa zona te ndryshme te kryeqytetit. Prangosja e tyre eshte kryer diten e enjte gjate nje operacioni te Seksionit te Parandalimit dhe Hetimit te Krimit ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Lushnje.


Sandi Sulaj 25 vjec dhe Sadedin Jaupaj 20 vjec te dy lindur dhe banues ne Armen Vlore dyshohen se kane kryer nje sere vjedhjesh te automjeteve te ndryshme ne Tirane. Keta dy persona kane arritur te kryejne kater vjedhje automjetesh brenda nje muaji ku dy prej tyre kane arritur ti kryejne brenda nje dite.


Vjedhja e tyre e pare eshte ajo e dates 6 shtator 2010 ku dyshohet se kane vjedhur automjetin tip Benz 240 ngjyre e bardhe me targa TR 2066 G ne pronesi te nje personi vjedhje kjo e realizuar prej tyre ne rrugen Qemal Stafa ne Tirane.. Ndersa ne 25 gusht 2010 dyshohet se kane vjedhur automjetin tip Benz 240 me targe TR 3533 M vjedhje kjo e ndodhur ne Rrugen e Durresit ne Tirane.


Me pas dy te rinjte vazhdojne perseri punen e tyre dhe ne daten 7 shtator 2010 ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane dyshohet po ne bashkepunim me njeri tjetrin kane vjedhur automjetin tip Benz ngjyre gri me targa TR 8834 I ne pronesi te nje personi.


Gjithashtu po me kete dite dyshohet se kane vjedhur automjetit tip Benz 200 me targa TR 7696 E. Materialet proceduriale te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te Vjedhjes e realizuar ne bashkepunim parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal.

Presidenti transferoi shtate prokurore

TIRAN- Presidenti i Republikes z.Bamir Topi. me kerkese te kryeprokurores Ina Rama vendosi paraditen e djeshme transferimin me dekret te shtate prokuroreve te Prokurorise se Pogradecit Tiranes Kavajes Dibres dhe Tropojes.


Sipas faqes zyrtare te kreut te shtetit mesohet se prokurori Madrid Kullolli qe prej disa muajsh eshte emeruar ne krye te Task-Forces se prokurorise se Durresit ka qene i komanduar nga Prokuroria e Tiranes ku me dekretin e djeshem prokurori Kullolli eshte transferuar perfundimisht nga Tirana ne Durres.


Gjithashtu mes ketyre transferimeve bie ne sy edhe transferimi nga prokuroria e Pogradecit te prokurorit Olsi Dado i cili prej muajsh eshte emeruar si prokuror ne Task-Forcen e kryeqytetit por si i komanduar. Tashme me dekretin e djeshem prokurori Dado eshte transferuar perfundimisht ne institucionin e akuzes ne Tirane.


Nderkaq po dje jane transferuar edhe prokurorja Elfrida Bregova nga Kavaja ne Tirane prokuror Arben Nika nga Dibra ne prokurorine e Kurbinit. Po ne kete prokurori eshte transferuar nga Tropoja edhe prokurori Dritan Premci.


Ndersa ne Elbasan eshte transferuar prokurori i Tropojes Milan Laska dhe po nga Tropoja ne prokurorine e Dibres eshte transferuar prokurori i Tropojes Hysni Vata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›