E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet vellai i deputetit

Ekzekutohet me arme vellai i deputetit socialist te Dibres Sadri Abazi. Vrasja e Projet Abazit ndodhi mbremjen e se henes rreth ores 2100 sapo 42-vjecari doli nga nje lokal lojerash fati e qytetit te Lacit ku me pare ishte grindur me disa persona. Babai i dy femijeve banor i Tiranes eshte vrare me dy plumba te qelluar nga njerez ne prite dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme nderkohe qe policia ka shoqeruar rreth 30 vete per ti marre ne pyetje lidhur me ngjarjen.
Nga hetimet paraprake u be e ditur se Projet Abazi ndodhej ne nje kazino ku luanin edhe persona te tjere e ndodhur ne vendin e quajtur Trekendeshi ne qytetin e Lacit. Gjate lojes duket se fati i ka ndritur 42-vjecarit pasi ka arritur te fitoje shuma te medha parash. Por nje gje e tille eshte cilesuar si jo e mire nga personat e tjere qe po luanin cka ka bere qe te grindeshin. Me pas personat jane larguar dhe dyshohet se i kane zene prite biznesmenit Projet Abazi. Ne kohen qe ky i fundit ka i eshte afruar makines se vet eshte qelluar me automatik ndersa dy plumba kane qene vdekjeprures per te. Viktima mesohet se eshte i martuar dhe ka dy femije. Mesohet se ne castin e ngjarjes Abazi ka qene i vetem. Pas ngjarjes policia ka shoqeruar ne komisariat mbi 30 persona mes tyre edhe pronaret e lokalit ku ndodhi grindja. Marrja e tyre ne pyetje pritet te zbardhe emrat e autoreve por edhe te ngjarjes se ndodhur dhe shkaqeve. Nga ana e policise u hodh poshte menjehere fakti se vrasja mund te kishte lidhje me pozicionin e viktimes si vellai i deputetit socialist te Dibres Sadri Abazi. Gjithashtu nga policia u be e ditur se po hetohet edhe ne nje piste te dyte qe ishte nje konflikt i meparshem i viktimes me autoret dhe qe mund te kene gjetur pikerisht shkakun per ti dhene fund grindjes.
Vrasja e vellait te deputetit socialist vjen dy vjet pas vrasjes se deputetit socialist ne Roskovec Fatmir Xhindi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›