E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Magji" e Liverpulit, Hull ne vend te trete

Liverpuli ne fund te ndeshjes mundi Mancester Sitin, 3-2, ndersa Celsi ishte shume i forte per Aston Vilen. Xhanfranko Zola, si trajneri i Uest Hemit provoi humbjen e pare ne Premier Lige, teksa ekipi i tij u mund 3-1 nga Boltoni ne "Upton Park".

Portsmuthi shfaqi ambicje evropiane, teksa mundi Stok Sitin ne fushe te tij.

Liverpuli ne disfavor te dy golave, permbysi gjithcka ndaj Mancester Sitit. Dirk Kjuit shenoi golin e fitores ne minuten e fundit te ndeshjes dhe i mundesoi Rafa Benitezit nje rekord ne Premier Lige. Siti shenoi i pari ne '19 kur Ireland me nje trajektore gjeti te papergatitur portierin e Liverpulit. Vendasit dyfishuan rezultatin kater minuta me pas. Garido shenoi golin e tij te pare per klubin, pas nje goditjeje te lire. Permbysja e Lievrpulit nisi ne '55, kur Fernando Torres gjeti golin e pare. Ne '67 Pablo Zabaleta doli me karton te kuq dhe deri ne fund Mancester Siti luajti me 10 lojtare. Liverpuli, ne epersi numerike ne 6 minutat e fundit e brazoi rezultatin, ku serish shenoi Fernando Torres. Holandezi Kjuit me golin e fitores, qe ishte i 27-ti personal per te ne PremierLige. Celsi mundi 2-0 ne suksesin e radhes ekipin e Aston Viles. Ekipi i Luiz Felipe Skolarit dominoi ndeshjen dhe nuk pati surpriza ne fushe. Ne '21 Frenk Lampard sherbeu per Jo Kol qe gjeti rrjeten. Ndersa per golin e dyte menduan Majkell Balak dhe Nikolas Anelka. Ky i fundit shenoi ne triumfin e bluve. Hull, ekipi debutues ne Premier Lige, me fitoren 1-0 perballe Totenhemit ne fushe te ketyre te fundit, i ka befasue te gjithe duke u ngjitur ne vend te trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›