Ekzekuton me pushkë kushuririn pë 20 metra tokë
Mallakastër- Disa metra tokë janë bërë shkak për një konflikt mes dy kushërinjve,i cili është shndërruar në tragjedi për fisin Jaupaj në Mallkastër.
Një 31-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është ekzekutuar nga kushuriri i tij më armë gjahu. Viktima është Xhavit Jaupaj ndërsa autori i vrasjes kushuriri i tij S. Jaupaj 43 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjerbez të Mallakastrës, ndërsa dy kushërinjtë nuk kanë mundur të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjen që kishin prej kohësh për një sipërfaqe toke.
Policia bën me dije se konflikti ka nisur për 20 metra tokë, të cilat autori i ngjarjes pretendonte se viktima S. Jaupaj ia kishte marrë padrejtësisht.
Menjëherë pas vrasjes autori është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij.
/IDEA/