Trafiku i armëve, Ministria e Mbrojtjes hap dyert për kontroll

Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur akuzave të opozitës duke shprehur gatishmërinë e plotë për transparencë. Ka qenë zv.Ministri i mbrojtjes, Ekrem Spahiu, i cili është shprehur se opozita ka të drejtë për të ngritur komisione hetimore dhe të ushtrojë në këtë mënyrë kontroll në të gjitha aspektet.
Numri i 2 i Mbrojtjes komentoi gjithashtu lidhur me largimin e kreut të SHIU-T, Ylli Zyla. Spahiu deklaroi se ky institucion është vlerësuar për punën e realizuar.
Ndërkohë që në lidhje me demontimin e municioneve Ekrem Spahiu vlerësoi ecurinë dhe u shpreh në 6 mujorin e parë të 2013 pritet të përfundoj i gjithë procesi.
Spahia u shpreh optimist për realizimin e objektivit prej 26 mijë tonë municione që priten të asgjesohen gjatë të gjithë vitit 2012, ndërsa tha se aktualisht ka përfunduar procesi i asgjesimit në poligone të hapura dhe procesi vijon në mbjente të sigurta brenda, ndersa jane asgjësuar në total 13.092 tonë municione.
"Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2012, puna në drejtim të asgjësimit të municioneve të tepërta në FA, do të fokusohet në:
• Vazhdimi i demilitarizimit të municioneve të tepërta me ritmet e nevojshme, në përmbushje të synimit të MM për asgjësimin e 26,000 ton municione, gjatë vitit 2012.
• Reduktimin edhe të 6-grupdepove të tjera të municionit të cilat janë prioritet i FA.
• Bashkëpunimin me partnerët dhe organizmat ndërkombëtarë, për pastrimin e zonës Gërdecit dhe të zonave të kontaminuara me municione gjatë vitit 1997.
• Do të fillojmë pastrimin, rehabilitimin dhe certifikimin e poligoneve që janë përdorur për asgjësimin e municioneve dhe eksploziveve" tha ai.
Zëvendësministri njoftoi gjithashtu se njëkohësisht po vijon puna për pastrimin e zonave të kontaminuara nga shpërthimet në depot ushtarake të vitit 1997, dhe në Gërdec, ndërsa ka përfunduar procesi në pastrimin e zonave me municione ende të paplasura në Gjeroven të Beratit dhe Urën e Gjadrit në Shkodër.