E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mori pagën, tentoi të hidhet punëtori i ndërtimit

Një i ri ka mbajtur në tension për rreth 2 orë me radhë qytetarët e Durësit nën kërcënimin se do të hidhet nga kati i katërt i një pallati në ndërtim.
 

Shtetasi, Besnik Xhaferri, punonëtor në atë pallat kërcënoi se do të hidhej pas një konflikti me pronarin e ndërtesës, pasi nuk kishte marrë rrogën për disa muaj me radhë për punimet e bëra.

Forca të shumta të policisë të cilat shkuan në vendngjarje si dhe vetë banorët përreth arriten te negociojne me punëtorin, duke e bindur të mos ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›