“Ekzistenca e gazetës “55” në shtypin shqiptar, tepër e nevojshme për mbrojtjen e vlerave të demokracinë”
Kongresmeni Kristofer H.Smith, letër urime publicistit Fahri Balliu për 15 vjetorin e gazetës “55”
Dëshiroj t’iu ofroj urimet e mia më të mira në këtë ditë të veçantë për ju, më 7 dhjetor 2012, kur po festoni 15 vjetorin e gazetës së pavarur shqiptare “55”. Ky është një moment me rëndësi për historinë e shtypit të lirë shqiptar.
Nuk mund të rri pa venë në dukje se kjo është një datë që jeton brenda zemrave të të gjithë amerikanëve. Mbi gjashtë dekada më parë, kur SHBA-ja u sulmua dhe u tërhoq brenda konflikteve të Azisë dhe Europës, demokracia po sfidohej nga sundimtarët autoritarë. Çdo vit më 7 dhjetor, amerikanët kujtojnë fillimin e luftës për të shpëtuar dhe mbrojtur kombet në Lindje dhe Perëndim.
Megjithëse lufta ka mbaruar, në shumë mënyra, lufta kurrë nuk mbaroi dhe madje vazhdon edhe sot në disa vende si Bjellorusia, Kina dhe në shumë vende të globit ku liria e shtypit dhe liri të tjera nuk janë ende të sigurta. Siç është shprehur para 225 vjetëve presidenti Tomas Xheferson, autori i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së: “Nëse do të ishte në dorën time të zgjidhja mes një qeverie pa gazeta, apo gazetave pa qeveri, nuk do të hezitoja një moment për të zgjedhur këtë fundit”. Edhe sot, këto fjalë vazhdojnë të tingëllojnë të vërteta.
Shpirti amerikan, është një nocion pa kufij. Misioni dhe puna e shtypit të lirë, sidomos e gazetës “55” në Shqipëri, është tepër e rëndësishme për mbrojtjen e vlerave të demokracisë.
Me këto fjalë, dua t’iu shpreh ju urimet e mia më të përzemërta në këtë moment kaq të veçantë ".