E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Baradei: "Kërcënimi" nga Irani i ekzagjeruar

Perëndimi dyshon se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore nën maskën e një programi civil për energjinë atomike, ndërkohë që vetë Teherani i ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se programi i pasurimit të uraniumit do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.
    
El Baradei, drejtori i Përgjithshëm në detyrë i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), deklaroi se nuk kishte prova konkrete se Teherani po zhvillon një program për prodhimin e armëve bërthamore.
    
"Përflitet shumë se programi bërthamor iranian përbën rrezikun më serioz ndaj botës. Mendoj se ky rrezik është ekzagjeruar", deklaroi ai në një intervistë të publikuar në buletinin e Shkencëtarëve të Atomit.
    
El Baradei theksoi se ekzistonin shqetësime lidhur me synimet iraniane në të ardhmen dhe i bëri thirrje Teheranit të jetë më i hapur dhe transparent ndaj agjencinë së OKB-së.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›