Tërmet i fuqishëm në Indonezi, alarm për tsunami
Epiqendra e tërmetit ishte 142 kilometra në jugperëndim të Tasikamalayas, në Javan Perëndimore, njoftoi Agjencia indoneziane e Sizmiologjisë. Banorët në kryeqytetin indonezian Xhakarta u shprehën se ndërtesat ishin lëkundur fuqishëm, ndërkohë që shumë shtëpi dhe zyra janë evakuuar. Instituti Gjeofizik amerikan USGS, ka dhënë alarmin për një tsunami. Nuk dihet nëse për momentin ka dëme materiale apo viktima nga ky tërmet.