El-Baradej: Negociatat me Iranin kanë dështuar
Nju Jork -Kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Muhamed El Baradej, deklaroi për mediat, se përpjekjet ndërkombëtare dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, kanë dështuar lidhur me ndalimin e ambicieve të Iranit për të zhvilluar programin bërthamor. Në një intervistë për "Los Angeles Timës" El Baradej tha se veprimet ndërkombëtare vitet e kaluara kanë bërë progres të vogël për të adresuar çështjen e programit bërthamorë të Iranit.