Shkencëtarët shpresojnë në ndalimin e transmetimit të AIDS
Paris -Shkencëtari francez Lik Montanjer, njëri prej fituesve në fushën e mjekësisë të Çmimit Nobel, deklaroi se besonte që transmetimi i AIDS do të ndalet brenda disa viteve. Montanjer, drejtor i fondacionit botëror për hulumtimin dhe ndaljen e AIDS, ka thënë se ndalja e transmetimit do ta bënte sidën të ngjashme me sëmundjet tjera. "Puna e jonë është të gjejmë shërim komplementar për çrrënjosjen e këtij infektimi. Mendoj se kjo nuk është e mundur të bëhet brenda disa viteve", ka thënë Montanjer. Megjithatë ai ka shfaqur shpresën se gjatë jetës së tij do të çrrënjoset transmetimi i AIDS, nëse jo edhe vetë sëmundja.