Obama emëron Eric Shinseki si sekretar për Veteranët e Luftës
Uashington -Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama emëroi gjeneralin në pension, Eric Shinseki në postin e sekretarit të Departamentit amerikan për Veteranët e Luftës, njoftuan dje në mbrëmje burime zyrtare nga Partia Demokrate amerikane. Pritet që Obama ta bëjë sot njoftimin, në një konferencë shtypi që përkon me 67-vjetorin e sulmeve mbi Pearl Harbourin.