Mekë, miliona besimtarë myslimanë mbërrijnë në vendin e shenjtë
Mekë -Miliona myslimanë nga e gjithë bota, kanë mbërritur në vendin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, për të kryer ritin e përvitshëm të Haxhit. Haxhi është një nga pesë ritet më të rëndësishme në fenë Islame. Gjatë rrugës së pelegrinazhit, ku dynden miliona besimtarë, janë ngritur spitale të lëvizshme dhe pika për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve.
Autoritetet saudite bënë të ditur se 100 mijë forca janë në gatishmëri numër një për të garantuar sigurinë, duke qenë se gjate viteve te fundit, ritet gjate këtij pelegrinazhi kanë shkaktuar viktima për shkak të ngjeshjes së madhe të turmave në vendin më të shenjtë të myslimanëve në botë.