E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico Real teper i vogel per Barcen

Barcelona ka zbritur me kembe ne toke Realin e Madridit duke shkaterruar me rezultatin 5-0 skuadren e Mourinjos.

Ne El Clasico te luajtur ne Camp Nou vendasit kaluan mjaft shpejt ne avantazh qe ne minuten e 10 me ane te Ksavit. Mesfushori katalanas pas topit te marre nga Iniesta dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i Marcelos ka eleminuar me ane te nje parabole portierin Kasijas duke kaluar Barcelonen ne avantazh.

Vetem tete minuta me vone Pedro dyfishon rezultatin duke shfrytesuar mjaft mire nje top te marre nga David Villa. Minutat e fundit te pjeses se pare u shoqeruan nga tensioni mes lojtareve ne fushe ku protagonist u be edhe Ronaldo qe u ndeshkua edhe me karton te verdhe.

Me nisjen e pjese se dyte pritej reagimi i madrileneve por ka ndodhur krejtesisht e kunderta. Barcelona vazhdon lojen e saj te rrjedhshme me pasa te shpejta e te sakta duke dominuar krejtesisht kundershtarin. Rezultati i kesaj loje mberrin 10 minuta nga nisja e 45 minuteshit te dyte kur David Villa shenon golin e trete pas nje topi te marre nga Mesi. 3 minuta me vone serish Villa do te shenonte edhe golin e tij te dyte personal ne kete supersfide dhe te 4 per Barcelonen.

Ne disavantazhin e 4 golave lojtaret madilene humbasin toruan duke nderhyre disa here ashper ndaj lojtareve te Barcelone. Kjo solli edhe largimin e Ramosit me te kuq ne minuten e 90 pak sekonda para se skuadra e tij te pesonte edhe golin e 5. Kete here radha per te shenuar ishte e te riut Suarez. Nderkohe megjithese zhvilloi nje loje te jashtezakonshme me dy asiste perkatesisht per topin per golin e 3 dhe te 4 Lionel Mesi nuk arriti te gjeje rrjeten personale ne kete sfide.

Pas kesaj ndeshjeje Barcelona i rremben kreun Realit te Madridit duke u ngjitur ne kuoten e 34 pikeve nderkohe qe skuadra e Mourinjos mbetet ne kuoten e 32 pikeve duke lene pas Vilarealin me 27 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›