El Clasico e fundjaves humbet yjet

Lojtari që vendosi “El Clasicon” e fundit dhe është shndërruar në tmerrin e mbrojtësve të Barcelonës nuk do të jetë në fushë.
Cristiano Ronaldo do të lihet mes rezervave në sfidën në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse vendimi u interpretua si një injorim që Jose Mourinho i bën përballjes në La Liga, arsyeja është krejt tjetër.
Te Reali nuk preferojnë të rrezikojnë një dëmtim të mundshëm të sulmuesit.
Ndeshja e së martës, që madrilenët do të luajnë me Manchester United në Champions është prioritet.
Aktivizimi i portugezit kundër rivalëve do të varet nga mënyra si do të shkojë ndeshja.
Pushim pritet të jenë edhe dyshja e mbrojtjes, Sergio Ramos dhe Varane.
Xavi Hernandez është një tjetër yll që nuk do të zbresë në fushë. “Truri” i Barçës është i dëmtuar në kofshë dhe nuk do të rrezikojë.
Pasi luajti me gjilpëra në Kupën e Mbretit, stafi teknik i skuadrës vendosi ta lëjë pushim.
Synimi është që Xavi të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e 12 marsit kundër Milanit në “Camp Nou”. Barcelona kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në Champions dhe kjo do të ishte e vështirë të realizohej pa numrin 6.