E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2014 stola speciale per tifozet obeze

Janë imazhet që të gjithë presin nga Botërori Brazil 2014.

Por, fanset bukuroshe në tribuna nuk do të jenë të vetmet që do të shijojnë ndeshjet e evenimentit më të rëndësishëm të futbollit.

Në stadiumet e Kupës së Botës janë ndërtuar stola specialë, në të cilët do të ulen tifozët obezë.

Stolat e përmasave “XL” janë të përforëcuar për të përballuar një tifoz deri në peshën 255 kilogramë.

Megjithatë, prej faktit që përmasa e tyre është më e madhe se normalja, biletat për këta tifozë do të kushtojë sa dyfishi i standarteve.

Një biletë në këto vende do të shitet me çmimin prej 44 eurosh, ndërsa vendet më të lira, ku mund të ulen tifozët me peshë deri në 125 kilogramë kushtojnë 22 euro.

Stolat do të kenë ngjyrë të ndryshme nga të tjerët. Vetëm në stadiumin “Fortaleza Castelao” me kapacitet 64 mijë vende, ndodhen 120 karrige speciale.

Vende të tilla janë të detyrueshme me ligj në Brazil. Një përqind e stolave në impiantet sportive duhet të jetë e parashikuar për personat me handikape dhe këtu përfshihet edhe obeziteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›