El Clasico evropian traineret ndezin perballjen

Të gjithë prozhektorët do të drejtohen në “Santiago Bernabeu”, ku gjigandët e futbollit botëror Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Ligën e Kampionëve. “El Classico” evropian premton spektakël, por deri në vërshëllimën e pare, beteja është spostuar te trajnerët Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.
Portugezi si gjithmonë di të largojë presionin nga skuadra e tij, duke u bërë personazh në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Pa harruar shigjetat ndaj rivalëve, Mourinho është shprehur se gjithçka është e hapur.
“Do të përballen dy skuadra të mëdha dhe që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Nuk ka asnjë favorit. Ne duhet të përsërisim ndeshjet e fundit dhe të japim maksimumin në fushë. Nuk më inteteson se kush është arbitër. Vetëm Guardiola merret me ta”- ka thënë Mourinho.
Reali i Madridit duhet të arrijë një rezultat pozitiv në fushën e tij dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë i kujdesshëm me kartonët. Ronaldo, Sergio Ramos, Albiol dhe Di Maria rrezikojnë ndeshjen e kthimit në ndëshkohen me karton të verdhë. E menjëherëshme ka qenë përgjigja e trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola, i cili nuk është kursyer aspak në drejtim të portugezit.
“Ai ka fituar që tani përpara kamerave, por në fushë do të jetë ndryshe. Unë nuk merrem me arbitrat. Barcelona luan në fushë dhe këtë do të bëjmë edhe këtë herë me synimin për të fituar”- ka thënë Guardiola.
Trajneri i Barcelonës nuk do të ketë në dispozicion një lojtar të rëndësishëm si Andres Iniesta, i cili nuk është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Nertan Prifti