Jahjaga Bashkepunim nderinstitucional per gjetjen e te zhdukurve

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur që nga paslufta në Kosovë vazhdon të jetë brengosëse për familjarët e tyre, por edhe për institucionet përkatëse. Presidentja e Kosovës gjatë takimit me Komisionin për Personat e Pagjetur dhe familjarë të personave të pagjetur, u ka premtuar atyre se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet përkatëse që çështja e fatit të të të zhdukurve të zgjidhet.
”Pasojat e Luftës në Kosovë të gjithë dimë se kanë qenë të rënda. Shteti i Kosovës ka bërë është duke bërë dhe duhet të bëjë çfarëdo që është e mundur që të lehtësojë dhimbjen për ju, për të gjithë familjarët e familjeve të dëshmorëve dhe të pagjeturve, në mënyrë që të rikuperoj dëmin. Këtë e ka bërë dhe është duke e bërë me një bashkëpunim ndërinstitucional dhe kjo në të ardhmen duhet të jetë edhe më konkrete dhe më efikase” tha Jahjaga.
Ndërsa Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit tha se kërkesa e familjarëve është që Serbisë duhet t’i bëhet një presion më i madh, që ti kthejë personat e pagjetur.
”Kërkesa jonë dhe e familjarëve është që t ju bëhet presion, gjegjësisht trysni në Serbinë, sepse pa presion ajo nuk do të hapë arkivat, nuk do të çelë gojën, nuk do të na tregojë për varrezat masive sepse hapja e tyre do të thotë edhe më shumë përgjegjësi. Konsiderojmë dhe vlerësojmë se ata i ikin përgjegjësisë” tha Gjeta.
Zyra e mjekësisë Ligjore dhe e të Zhdukurve gjatë vitit të kaluar ka gjetur mbetjet mortore të 53 personave të zhdukur, ndërsa në Kosovë edhe 1821 persona figurojnë ende si të zhdukur.
Sala Mustafa Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )