E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tibet Sangai pasues i Dalai Lames

Tibetianët zgjedhin trashëgimtarin politik të Dalai Lamës. Lobsang Sangai 43 vjeç, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i shkolluar në Harvard, është zgjedhur kryeministër i qeverisë së Tibetit në mërgim, duke marrë shumicën e përgjegjësive politike nga të cilat dha më herët dorëheqjen lideri shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama.

Zyrtarët në selinë e qeverisë në mërgim në Dharamsala në Indi, deklaruan se Lobsang Sangai është zgjedhur me 55 përqind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar. Më 20 mars, mijëra tibetianë në mbarë botën votuan për kryeministrin dhe për parlamentin në mërgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›