Athinë, alarm i rremë për shpërthim bombe
Athinë - Disa persona të paidentifikuar kanë njoftuar ditën e djeshme përmes telefonave shpërthimin e një bombe në stacionin Omonia, në qendër të Athinës. Menjëherë autoritetet e sigurisë kanë evakuuar zonën, dhe kanë bllokuar trenat dhe metrotë që ishin duke qarkulluar.
Personat kishin caktuar një orë për shpërthimin e bombës, dhe pasi kjo orë kaloi pa ndodhur asgjë, policia dërgoi një skuadër me qenë të stërvitur për të kontrolluar zonën.
Personat kishin caktuar një orë për shpërthimin e bombës, dhe pasi kjo orë kaloi pa ndodhur asgjë, policia dërgoi një skuadër me qenë të stërvitur për të kontrolluar zonën.