El Shaarawy ëndërron Botërorin e Brazilit

Pasi e realizoi ëndrrën për të luajtur në Milan, klub të cilin e pëlqente nga fëmijëria, futbollisti ofanziv Stephan el Shaarawy po mendon më larg. Sulmuesi 19 vjeç, me prejardhje egjiptiane, synon të jetë pjesë e Italisë në Botërorin ‘Brazili 2014’.
“Ëndrra ime e radhës është që ta përfaqësoj Italinë në Botërorin e Brazilit”, theksoi ish futbollisti i Genoas për ‘Sky Sport24’.
Ai mendon se Zlatan Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm në Serie A dhe në Kombëtare, por që duhet të jetë i suksesshëm edhe në Evropë për ta fituar ‘Topin e Artë’.