E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga, borxhe deri n’fyt

Klubet spanjolle janë të mbushura me borxhe. Sipas medieve të atjeshme, klubet kanë borxhe prej 752 milionë eurosh. Nga to, 489 milionë i kanë debit klubet nga elita e futbollit spanjoll.

Për t’i zbuluar këta numra është përkujdesur Qeveria e Spanjës, pas çështjes që e kishte hapur deputetja e partisë Izquierda Unida (IU), Caridad Garcia.

Gjithashtu ajo është edhe zëdhënëse e Komisionit të Edukimit për Sportin. Qeveria spanjolle do ta shikojë mundësinë që të zbutet borxhi i stërfryrë i klubeve spanjolle, i cili sa vjen e thellohet në vitet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›