E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ende shpreson në Spanjën

Ende nuk janë shuar shpresat që Shqipëria të përballet me Spanjën më 30 maj në një ndeshje miqësore.

Edhe pse mediet spanjolle kanë bërë të ditur se për testin përpara startit të Euro 2012 “Furia e Kuqe” mund të luajë me Maqedoninë, Iranin apo Paraguain, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) kanë ende shpresa.

Kjo konfirmohet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që theksoi se institucioni që ai drejton ka shprehur gatishmërinë për një ndeshje me kampionët e Evropës dhe botës në fuqi, ndërsa pret ende një përgjigje

Kreu i federatës foli edhe për Besart Berishën, duke shprehur besimin se pavarësisht deklaratave në media, se nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren, sulmuesi që po shkëlqen në Australi do të jetë pjesë e skuadrës.

Ndërsa, nëse dështon përballja me Spanjën, mes alternativave janë Kina, Arabia Saudite dhe Moldavia, ndërsa takimet do të zhvillohen jashtë Shqipërisë, në një grumbullim një-javor që është përcaktuar përpara Kampionatit Evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›