E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo i thotë jo Berlusconit

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, i cili ditë më parë thoshte se e ëndërron çdo natë yllin portugez, duke zbarkuar në San Siro.

Futbollisti i Real Madridit thotë se nuk e ka ndërmend të lëviz nga Santiago Bernabeu.

“Edhe unë bëj shumë ëndrra, por jo për futbollin, por për gjëra tjera. Nëse Berlusconi thotë se më ëndërron, e respektoj, por unë jam mjaft mirë këtu dhe dëshiroj të mbetem. Askush nuk e di se çka do të ndodh në të ardhmen, por unë jam mirë këtu”, deklaroi 26 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›