E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Shaarawy mbetet në Milan

Stephan El Shaarawy nuk dëshiron të largohet nga Milan gjatë afatit kalimtar të janarit pavarësisht paraqitjeve të rralla këtë sezon, ka njoftuar menaxheri i tij Roberto La Florio.

19 vjeçari iu bashkua Rossonerëve nga Genoa gjatë verës por deri më tani ka luajtur për vetëm 178 minuta në Serie A. Megjithatë, ai do të mbetet në Milan.

“Milan nuk më ka thënë se kërkojnë që ai të huazohet. Stephan ka fituar personalitet dhe përvojë duke u stërvitur me futbollistë të mëdhenj, ai dëshiron të mbetet këtu”, tha La Florio për Diretta Stadio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›